Lidhje

Rruga Shkodër - Hani i Hotit


Rruga pritet të zgjerojë komunikimin jo vetëm me Malin e Zi, por edhe me Evropën

E vlerësuar si një nga investimet më të rëndësishme në Veri të Shqipërisë, rruga e re Shkodër-Pikëkalimi kufitar i Hanit të Hotit pritet të zgjerojë komunikimin jo vetëm me Malin e Zi, por edhe me Evropën. Ndertimi I kesaj rruge duhej te kishte perfunduar ne gushtin e vitit të kaluar. Por vonesat ne zbatimin e projektit nga ana e kompanise dnertuiese italiane Salini-Matarreze kane shkatuar probleme per mijëra banorë te rretheve Shlkoder e Malesi të Madhe si dhe për sezonin turistik.



Prej disa muajsh, autoritetet vendore kanë shprehur shqetësimin për vonesat në ndërtimin e rrugës gjë që, sipas tyre, ka vështirësuar punën, lëvizjen dhe jetën e banorëve.


Punimet po vazhdojnë jo me ritmet e duhura dhe, apsolutisht, deri në këto momente që po flasim, jam i pakënaqur. Gjatë ditëve të fundit ka patur një ndërprerje të punimeve në aksin e Koplikut. Nga kontaktet që kam pasë me firmën ndërtuese Matareze ato kanë patur problemet e tyre në mbarë aksin Shkodër-Hani i Hotit. Në bazë të konfirmimeve dhe kontakteve që kam pasë, sot ato po vazhdojnë punimet.

Rruga e re ka një gjatësi prej 43 kilometrash, 10 kilometra prej të cilës do të jenë rrugë urbane brenda qyteteve përnga do të kalojë kjo rrugë.
Kryetari i Bashkisë së Koplikut, zoti Lika, thotë se projekti parashikon edhe 800 metër të rrugës kryesore brenda qytetit të Koplikut, rrugë e cila do të jetë e paisur me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore. Ndaj, ai i ka kërkuar firmës ndërtuese që të respektojë afatet kohore të parashikuara në kontratë.

Pres, nga dita në ditë, që firma të sjellë aktin përfundimtar, që kjo kontratë të respektohet nga ata dhe të mos ketë probleme, siç ka pasë në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Unë, në mënyrë të vazhdueshme, nuk do të rreshti as edhe një minutë kontaktet me përfaqësuesit e kësaj kompanie, që të mos kemi probleme. Duke pasë parasysh që është aksi kryesor i këtij qyteti dhe, në këto ditë të nxehta vere, e vërteta është se infrastruktura nuk është bashkëkohore, ndaj i kërkoj të falur qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Koplikut e vlerëson si një investim të rëndësishëm ndërtimin e rrugës dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.
Edhe nënprefekti i Malësisë së Madhe, Sytki Ndreca, vlerëson shqetësimin për vonesat në ndërtimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit, shqetësim që, sipas tij, është shprehur edhe në takimet me përfaqësuesit e firmës ndërtuese.

Rruga nga Shkodra deri në Koplik pothuajse ka arritur në parametrat e kërkuar. Edhe për qendrën e Koplikut, besoj se po merren të gjithë hapat e duhura për të bashku bypassin e para me ta dytin. Problematik mbetet segmenti i Hotit per t’u bashku me doganën, që është edhe nyje kryesore. Ndaj, duhet të ketë një impuls tjetër punimesh në këtë situatë që është edhe sezoni turistik.

Ruga Shkodër-Pikëkalimi kufitar i Hanit të Hotit është një investim prej më shumë se 25 milion eurosh, pjesa më e madhe e të cilave kredi e Qeverisë Italiane. Rruga do të ketë një gjatësi prej 43 kilometrash dhe gjërësi 20.5 metër, e paisur me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore të një nyje hyrje-dalje të Shqipërisë me Europën.
Autoritetet vendore të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe pohojnë se, ndërtimi i rrugës së re Shkodër-Pikëkalimi kufitar i Hanit të Hotit, është një nga investimet më të rëndësishme në Veriun e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG