Lidhje

Shqipëri - Serbi aleancë strategjike në fushën e energjitikës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri - Serbi aleancë strategjike në fushën e energjitikës

Shqipëri - Serbi aleancë strategjike në fushën e energjitikës

Shqipëria dhe Serbia synojnë të ndërtojnë një aleancë strategjike mes tyre në fushën e energjitikës. Kjo u deklarua sot nga ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Energjisë Dritan Prifti i cili priti në Tiranë ministrin serb të Minierave dhe Energjisë

Ministri Prifti e konsideroi historike vizitën e homologut të tij serb, duke njoftuar një vizitë të ardhshme të tijën në Beograd për të firmosur një marrëveshje e cila do të hedhë bazat e këtij bashkëpunimi.

"Serbia synon të marrë rol udhëheqës në fushën e energjitikës dhe për këtë - sipas ministrit Skundriç - nevojiten projekte konkrete me Shqipërinë. Ministri shqiptar nga ana e tij tha se i ka ofruar Serbisë "hapësira për investime në tregun shqiptar, për përdorimin e infrastrukturës portuale dhe rrugore në mënyrë që furnizimet për tregun serb të kalojnë edhe nga Shqipëria".

Nga ana e saj Serbia, në territorin e së cilës pritet të kalojë gazsjellësi ''South Stream'', ka ofruar furnzimin e Shqipërisë me gaz. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë kushtëzuar gjithnjë nga cështja e Kosovës. Por minisri shqiptar Prifti shpjegoi se "pavarësisht disa ndarjeve për këtë cështje, janë të gjitha mundësitë që të ecet përpara në marrëdhëniet dypalëshe e vecanërisht në bashkëpunimin ekonomik".

XS
SM
MD
LG