Lidhje

Shkodër: Përgatitjet për regjistrimin e përgjithshëm të bujqësisë


Pas tranzicionit politik, Shqipëria ka bërë një numër transformimesh në sektorin e bujqësisë

Në Shqipëri, Instituti i Statistikave ka nisur përgatitjet për të kryer një tjetër regjistrim të përgjithshëm, atë të ekonomive bujqësore. Pas tranzicionit politik, Shqipëria ka bërë një numër transformimesh në sektorin e bujqësisë, sector ky që është edhe baza e ekonomisë së vendit. Këto transformime pritet të pasqyrohen në regjistrimin e përgjithshëm të bujqësisë, që do të zhvillohet brenda muajit. Sipas ekspertëve, ky regjistrim do të ndihmojë strukturat vendore edhe në hartimin e strategjive të efektshme për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Qarku i Shkodrës po përgatitet për fillimin e këtij procesi.
XS
SM
MD
LG