Lidhje

Shqipëri: Shumica dhe opozita këmbejnë replika mbi angazhimin në procesin e integrimit

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Shumica dhe opozita këmbejnë replika mbi angazhimin në procesin e integrimit

Shqipëri: Shumica dhe opozita këmbejnë replika mbi angazhimin në procesin e integrimit

Në Shqipëri shumica dhe opozita u përfshinë sot në replika mbi angazhimin e tyre në procesin e integrimit europian të vendit. Kryeministri Sali Berisha propozoi hartimin e një rezolute të përbashkët për t’i dhënë një sinjal Brukselit si dhe ndërmarrjen e disa hapave të parë.

Por kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci kujtoi se opozita e ka paraqitur një rezolutë që dhjetorin e kaluar për përmbushjen e 12 objektivave të përcaktuara nga Brukseli. Ndërkohë sot në Tiranë një grup ekspertësh të Osbe/Odihr të kryesuar nga Jonathan Stonestreet zhvilloi disa takime me autoritetet kryesore të vendit për të diskutuar mbi rekomandimet e paraqitura në raportin për zgjedhjet e fundit

XS
SM
MD
LG