Lidhje

Shqipëri, shumica mbështet shpenzimet e buxhetit


Shqipëri, shumica mbështet shpenzimet e buxhetit

Shqipëri, shumica mbështet shpenzimet e buxhetit

Parlamenti në Tiranë po diskuton rishikimin e buxhetit të shtetit, në qendër të të cilit është shkurtimi i shpenzimeve buxhetore. Seanca plenare po vazhdon pa ndërprerje prej me tepër se 8 orësh, dhe aty e kanë marrë fjalën pothuaj të gjithë deputetët e pranishëm. Shumica iu përmbajt qëndrimit se pakësimi i shpenzimeve buxhetore është një masë e zakonshme, e këshilluar nga FMN për të ulur deficitin buxhetor, dhe për t'u mbrojtur nga pasojat e krizës botërore. Por deputetët e opozitës socialiste akuzuan qeverinë për fshehje të krizës ekonomike dhe thellim të borxhit publik. Opozita tha se vështirësitë ku është zhytur ekonomia po keqmenaxhohen nga qeveria, duke theksuar se shkurtimet e shpenzimeve buxhetore janë treguesi i krizës dhe borxheve që qeveria ka marrë nga burime të ndryshme.

XS
SM
MD
LG