Lidhje

Gjyqtari Ndreca: Nuk është shkelur afati tre ditor për zbardhjen e vendimit

  • Armand Mero

Gjyqtari Ndreca: Nuk është shkelur afati tre ditor për zbardhjen e vendimit

Gjyqtari Ndreca: Nuk është shkelur afati tre ditor për zbardhjen e vendimit

Në Shqipëri partia socialiste paraqiti mbrëmë një tjetër ankim në Kolegjin zgjedhor lidhur me rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës duke kërkuar gjykimin në themel të cështjes së lidhur me fletët e hedhura në kutitë e gabuara e duke kundërshtuar rezultatin e nxjerrë nga komisioni qëndror ku sipas socialistëve 357 fletë rezultojnë të jenë më shumë se sa numri i votuesve. Po mbrëmë kryetari socialist Edi Rama sulmoi kolegjin për mos dhënien e arsyetimit të vendimit të tij të së premtes së shkuar, kur rrëzoi një tjetër kërkesë të opozitës për procedurat e ndjekura nga Komisioni qëndror për rezultatin e Tiranës. Sipas zotit Rama kolegji tregoi që nuk është i paanshëm dhe i pavarur. Por në një prononcim për News 24 drejtuesi i trupit gjykues në çështjen e së premtes, Tom Ndreca tha se nuk është shkelur afati tre ditor për zbardhjen e vendimit, pasi fundjava sipas tij nuk llogaritet.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG