Lidhje

Shqipëri, tre të arrestuarit për ngjarjet e 21 janarit 2011 paraqiten në gjyq


Shqipëri, tre të arrestuarit për ngjarjet e 21 janarit 2011 paraqiten në gjyq
Shqipëri, tre të arrestuarit për ngjarjet e 21 janarit 2011 paraqiten në gjyq

Në Shqipëri, tre të arrestuarit për ngjarjet e 21 janarit të vitit të shkuar, komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume, si dhe përgjegjësi i teknologjisë në kryeministri Armando Kasaj u paraqitën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vendimi për arrestin në shtëpi ishte dhënë dy ditë më parë nga gjykata. Prokuroria kishte kërkuar arrestin me burg.

Komandanti i gardës Prendi dyshohet për vrasjen e një prej 4 manifestuesve që humbën jetën në përleshjet e asaj dite para godinës së qeverisë. Prokuroria është shprehur se plumbi i gjetur në trupin e Faik Myrtajt, është qëlluar nga pistoleta e tij dhe se më pas Prendi ka dëmtuar gjilpërën e armës si dhe kë ndërruar tytën me atë të shoferit ti vet, Margarit Kume, për të fshehur gjurmët.

Ndërsa përgjegjësi i teknologjisë në kryeministri Armando Kasaj, dyshohet të ketë kopjuar pamje filimike nga serveri i telekamerave të kryeministrisë dhe më pas ta ketë riformuatuar atë duke bërë që të humbasin pamjet e xhiruara nga përleshjet. Avokati i tij u shpreh se Kasaj nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje dhe nuk e ka prekur serverin.

Prokuroria ka parlajmëruar se do të ankimojë në gjykatën e apelit masën e sigurisë pasi mendon se të tre personat duhet të qëndrojnë në arrest në burg.

Nga ana tjetër, po me kërkesë të prokurorisë edhe parlamenti ka nisur procedurat për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Baraj dhe Taulant Balla të cilët dyshohet të kenë nxitur veprimet e dhunshme të manifestuesve ndaj forcave të policisë.

XS
SM
MD
LG