Lidhje

Shqipëri: Tryezë e PS për të diskutuar rreth reformës në sistemin e drejtësisë

  • Armand Mero

Shqipëri: Tryezë e PS për të diskutuar rreth reformës në sistemin e drejtësisë

Shqipëri: Tryezë e PS për të diskutuar rreth reformës në sistemin e drejtësisë

Në Shqipëri partia socialiste organizoi sot një tryezë për të diskutuar rreth reformës në sistemin e drejtësisë, nën dritën edhe të vërejtjeve të raportit të fundit të Progresit të Komisionit europian. Në të ishin ftuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë por edhe të shumicës parlamentare të cilët nuk morën pjesë. Deputeti demokrat Tritan Shehu e konsideroi këtë tryezë si një përpjekje që tenton të dëmtojë më shumë se sa të nxisë, bashkëpunimin mes palëve. Kryetari socialist Edi Rama tha se megjithatë opozita nuk do të rresht përpjekjet për t’i dhënë mundësi Shqipërisë që të fitojë statusin e vendit kandidat.

XS
SM
MD
LG