Lidhje

Shqipëri-Turqi, raporte më të ngushta


Kryetari i parlamentit turk Cemil Çiçek vizitë në Tiranë, “Forcimi i marrëdhënieve tona i shërben sigurisë së rajonit të Ballkanit”

Në Shqipëri, kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta dhe homologu i tij turk Cemil Çiçek, theksuan sot se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të sigurisë të rajonit të Ballkanit

Këto komente të dy përfaqësuesit e lartë i bënë në përfundim të takimit mes tyre. Kryetari i parlamentit turk tha se “rajoni i Ballkanit është i brishtë për shkak të sigurisë dhe të qetësisë prandaj sa më të fuqishme që të jenë marrëdhëniet midis dy vendeve, aq më të fuqishme do të jenë siguria, paqja dhe qetësia në rajon”.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe zoti Meta duke kujtuar se “Shqipëria dhe Turqia, si dy vendeve anëtare të NATO-s, kanë peshën dhe përgjegjësinë e tyre për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Zoti Çiçek vuri theksin te marrëdhëniet e vecanta që ekzistojnë mes dy vendeve të cilat sic nënvizoi ai “nuk janë marrëdhënie dosido, të rëndomta, por marrëdhënie të ngushta nga populli te populli dhe janë marrëdhënie të qëndrueshme”.

Nga ana e tij zoti Meta u shpreh se “të dy parlamentet do të duhet të intensifikojnë edhe më tej bashkëpunimin midis tyre në mbështetje të qeverive respektive dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve”.

XS
SM
MD
LG