Lidhje

Fillon viti i ri universitar


Shqiperi, nis viti shkollor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Universitetet shqiptare nisën sot vitin e ri akademik. Mbi 18 mijë studentë nisin studimet për herë të parë, nga 170 mijë gjithsej. Qeveria sapo ka miratuar një ligj të ri për arsimin e lartë, me kritere të reja shkencore për mbarëvajtjen e studimeve.

Shqiperi, nis viti shkollor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Universitetet publike shqiptare celën sot dyer tër vitin e ri akademik të mbi 18 mijë studentë të rinj, që nisin për herë të parë studimet krahas 170 mijë studentëve ekzistues.

Qeveria ka miratuar 18.900 kuota pranimu për 289 programe studimi, në të cilat kanë aplikuar 29.168 kandidatë.

Ministrja e arsimit Lindita Nikolli zhvilloi një takim me dekanë dhe drejtues universitetesh, ku theksoi se këtë vit universitetet do të funksionojnë mbi bazën e një ligji të ri mbi arsimin e lartë, pjesë e një reforme të thellë në këtë sektor.

Ligji për arsimin e lartë u kundërshtua me forcë nga grupet e profesorëve dhe pedagogëe, si një ligj regresist.

Por ministria e arsimit u shpreh se ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor synon të rritë cilësinë e studimeve universitare dhe të shmangë falsitetin në universitete.

Sipas qeverisë, projekt-ligji u jep mundësinë studentëve shqiptarë të fitojnë në universitete dije cilësore.

Ministria e arsimit do të mbështesë profesorët dhe studentët në nevojë, ndërtimin e kampusit, që të ngrejnë cilësinë e studimeve dhe kërkimit shkencor.

Një numër i madh pedagogësh të universiteteve publike janë shprehur kundër projekt-ligjit për arsimin e lartë, pasi pasi bie në kundërshtim me nene të Kushtetutës, me lirinë akademike dhe nuk zgjidh një mori problemesh që po gërryejnë universitet shqiptare.

Pedagogët thanë gjatë protestave se reforma e vërtetë në arsimin e lartë do të ishte vendosja e një konkurrence të ndershme në këtë fushë, por qeveria e miratoi ligjin me besimin se po modernizon vetëqeverisjen universitare, se po rrit cilësinë akademike të studentëve dhe studiuesve.

Ligji rrit autonominë universitare, duke deleguar drejt universiteteve publike një sërë vendimmarrjesh të rëndësishme, mbi numrin e studentëve të pranuar, kriteret e përzgjedhjes, përzgjedhjen e studentëve, tarifat e studimit, numrin e stafit akademik.

XS
SM
MD
LG