Lidhje

Shqipëri: Votimet e sotme shihen si provë për qendrueshmërinë e vendit

  • Zëri Amerikës

Shqipëri: Votimet e sotme shihen si provë për qendrueshmërinë e vendit

Shqipëri: Votimet e sotme shihen si provë për qendrueshmërinë e vendit

Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet vendore pas një fushate që u karakterizua nga dhunë politike, si shpërthime, incidente me armë dhe përplasje mes përkrahësve të partive rivale.

Votimet e sotme shihen si një provë e rëndësishme për qendrueshmërinë e vendit, me një popullsi prej 4.2 milion banorësh.

Incidenti i fundit ndodhi të enjten kur një makinë bombë shpërtheu pranë qytetit verior të Kukësit. Shpërthimi dëmtoi makinën e një kandidati socialist por hetuesit thanë se askush nuk pësoi dëmtime serioze.

Në muajin janar, nga trazirat antiqeveritare humbën jetën 4 vetë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Zgjedhjet e sotme po monitorohen nga vëzhgues vendës dhe të huaj. Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultatet e para pritet të shpallen të hënën.

Shqipëria është polarizuar thellë mes Partisë Demokratike në fuqi dhe socialistëve të opozitës. Kjo po ndikon mbi përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të përmirësojë gjendjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të zbatojë reforma të gjera publike përpara se kandidatura e saj të shqyrtohet për anëtarësim.

Sot po votohet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, krerëve të qeverive lokale si dhe këshillave të administratës vendore.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG