Lidhje

Të hënën, raundi i dytë i votimit për president


Kryetari i LSI, Ilir Meta bën thirrje që të hiqet dorë nga psikologjia e bllokimit apo refuzimit si dhe për një takim Berisha-Rama

Në Shqipëri parlamenti vendosi sot që e hëna e ardhshme të jetë dita në të cilën do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për presidentin e ardhshëm.

Nga ana e tij kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta bëri thirrje që të hiqet dorë nga psikologjia e bllokimit apo refuzimit, duke ju referuar qëndrimit të socialisteve ndaj kandidaturës se anëtarit të Gjykatës Kushtetues, Xhezair Zaganjori.

Zoti Meta tha se një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama do të përshpejtonte sipas tij procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm dhe do të shërbente për shuarjen e paragjykimeve që ekzistojnë në distancë mes tyre.

Raundi i parë për presidentin e Republikës u mbyll dje pa asnjë rezultat, si pasojë e mungesës së kandidaturave në garë. Opozita kundërshtoi propozimin për kandidaturën e zotit Zaganjori, duke u shprehur për një proces të njëanshëm nga ana e shumicës.

Të dyja palët deklarojnë se janë në favor të një figure konsensuale por akuzojnë njëra tjetrën për mungesën e një dialogu real mes tyre.

XS
SM
MD
LG