Lidhje

Shqipëri, Kolegji vendos: 89 zona numërimi votash


Pranohet varianti i KQZ për zgjedhjet e qershorit. Opozita “Kolegji u përdor. Vendimi shkelje flagrante e ligjit”. PD: “Ishte një leksion për këdo që kërkon të bllokojë procesin”

Në Shqipëri kolegji zgjedhor vendosi sot që numri i Zonave të administrimit zgjedhor, të cilit i korrespondojnë edhe qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 23 qershorit të jetë 89, nga 66 që kanë qenë më parë. Kolegji pranoi variantin e propozuar nga komisioni qëndror i zgjedhjeve, i cili nuk kishte munudr të merte një vendim duke qenë se nevojitej mbështetja nga 5 prej 7 anëtarëve të tij. Socialistët e cilësuan si një shkelje të rëndë vendimin e Kolegjit pasi sipas tyre ai nuk mund të merrte një kompetencë të cilën e ka Komisioni qëndror. Ndërsa për demokratët të cilët kishin kërkuar 100 zona të administrimit zgjedhor, vendimi i sotëm ishte një leksion ndaj kujtdo që kërkon bllokimin e procesit:


Më 21 dhjetor pas polemikave të gjata, komisioni qëndror i zgjedhjeve nuk arriti të merrte një vendim për numrin e zonave të administrimit zgjedhor në bazë të të cilave ndërtohet më pas edhe e gjithë infrastruktura zgjedhore si dhe vend numërimet e votave. Vendimi duhej të merrej me shumicë të cilësuar pra, me 5 nga 7 vota të anëtarëve të komisionit.

Duke parë kohëzgjatjen e procesit të numërimit si në zgjedhjet e 2009 ashtu dhe ato vendore të 2011, të gjitha palët ishin dakort që numri i zonave të administrit zgjedhor të rritej, nga 66 që kishin qenë më parë. Por palet ato u ndanë në numrin e propozuar. Fillimisht komisioni qëndror paraqiti nje variat me 76 zona të administrimit zgjedhor. Ky propozim u mbështet nga socialistët. Por më pas Komisioni paraqiti një propozim të dytë për 89 zona, i cili u kundërshtua nga përfaqësuesit e opozitës sipas të cilëve duhej që zonat e administrimit zgjedhor të kishin një numër të përafërt zgjedhësish. Demokratët nga ana e tyre kërkuan 100 zona të administrimit zgjedhor.

Përplasjet bllokuan vendimarrjen për këtë cështje dhe shumica në pushtet ju drejtua Kolegjit zgjedhor i cili i dha sot të drejtë Komisionit qëndror të zgjedhjeve. "Kolegji vendosi miratimin e ndarjes së re të zonave të administrimit zgjedhor, për zgjedhjet parlamentare 2013, në 89 zona të adminstrimit zgjedhor sipas propozimit të paraqitur nga komisioni qëndror i zgjedhjeve", lexoi realtori i ceshtjes Andi Civici.

Por për socialistët, vendimi i Kolegjit zgjedhor ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi po merrte sipas tyre një komptencë e cila i njihet eskluzivisht Komisionit qëndror të zgjedhjeve: "PS nuk ka problem me faktin nëse do të jenë 66 apo 89 zona të administrimit zgjedhor. Ne kemi problem me respektimin e ligjit dhe të procedurave. Sot u bëmë dëshmitar të përdorimit, fatkeqësisht të Kolegjit zgjedhor. Eshtë një lojë që nuk duhej të ishte hapur. Rregullat e lojës shkruhen në KQZ, në përputhje me kodin zgjedhor dhe është e panatyrshme që Kolegji të vendosë se si duhet të ndahen zonat e administrimit zgjedhor", deklaroi perfaqesuesi i PS Koli Bele.

Një vlerësim të kundërt pati përfaqësuesi i partisë demokratike Oerd Bylykbashi: "Ashtu si në 2011 ishte një leksion i mirë për të gjithë, se zgjedhjet janë pronë e të gjithë shqiptarëve, nuk janë pronë e asnjë partie politike apo KQZ. Detyra e KQz është që të administrojë procesin zgjedhor ashtu sic thotë një ligj i mirëdetajuar. Për rrjedhojë askush, as një as dy as tre persona në KQZ ose të një force poltike, sado e madhe qoftë, nuk ka të drejtë të mbajë peng një proces zgjedhor të administruar sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare".

Vendimi i zotëm i Kolegjit i hap rrugën komisionit për të vazhduar më tej me hapat e tjerë të procesit zgjedhor, por në të njejtën kohë duket se ka ndezur edhe dyshimet e forta të opozitës mbi paanësinë e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG