Lidhje

Wolfarth: Administrata e zgjedhjeve të zbatojë ligjin


Në Shqipëri ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth tha sot se “detyra e administratës së zgjedhjeve është të vërë në zbatim legjislacionin dhe procedurat përkatëse, në kohën e duhur dhe në mënyrë të paanshme”.

Këto komente zoti Wollfarth i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare në Tirane për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në takimin ku ishin ftuar edhe kryetarja dhe nënkryetari i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve ambasadori Wollfarth theksoi se “veprimet dhe deklaratat që mund të çojnë në politizimin e punës së administratës zgjedhore janë të kundërfrytshme dhe duhen shmangur. Të gjitha palët duhet të dëshmojnë vullnetin e duhur politik për zgjedhjet që po vijnë”.

Në komisionin qëndror nuk kanë munguar situatat e tensionit dhe polemikat, vecanërisht kur ka qenë fjalë për vendime të rëndësishme për të cilat ka qenë i nevojshëm konsensusi mes palëve, si në rastin e ndarjes së manadateve.

Cështja e zgjedhjeve të ardhshme ishte dje në qendër edhe të bisedimeve që pati në Tiranë komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Ai theksoi edhe një herë se “zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test kyç për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike të vendit” dhe u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që “zgjedhjet e qershorit të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG