Lidhje

Zannier i shqetësuar për klimën parazgjedhore

  • Armand Mero

Sekretari i përgjithshëm I OSBE-së Lamberto Zannier është shprehur sot i shqetësuar për klimën e tensionuar që po i paraprin zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri. Duke folur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, zoti Zannier eshte shprehur për shenja në rritje të konfliktit politik ndërsa ka shtuar se parashikojnë që zgjedhjet të zhvillohen në një klime jo të lehtë. Nga ana e saj ODIHR-i ka rekomanduar që zgjedhjet e qershorit të ndiqen nga 430 vëzhgues ndërkombëtarë, nga të cilët, ata që do të jenë me mission afatgjatë pritet të shkojnë në Shqipëri në mesin e këtij muaji.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG