Lidhje

Tiranë, emërohen zv/ministrat e rinj


Mbrëmë qeveria shqiptare emëroi 23 zëvendësministra të rinj, të cilët në pjesën dërrmuese i përkasin Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa janë përfshirë edhe disa prej aleatëve të tjerë të koalicionit të majtë.

Në disa ministri janë emëruar nga dy zëvendësministra, ndërkohë që katër ministri, ajo e Mbrojtjes, e Transportit, e Ekonomisë dhe e Kulturës do të kenë vetëm një zëvendësministër. Ende nuk janë emëruar, të paktën sipas listës së publikuar mbrëmë nga qeveria, zëvendësministrat e Financave dhe të Drejtësisë. Sërish, ashtu si dhe në përbërjen e kabinetit qeveritar, vihet re një prani e lartë e grave, 8 të tilla, të emëruara në detyrën e zëvendësministres.

Për herë të parë në një funksion të tillë është përfshirë, si zëvendësministre e Mirëqënies Socialise dhe Rinisë, një përfaqësuese e grupeve të personave më aftësi të kufizuara, Bardhylka Kospiri e cila njihet për aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të kësaj kategorie.

Po mbrëmë qeveria emëroi edhe prefektët e rinj në të gjithë qarqet e vendit, me përjashtim të Vlorës.

Në vijim lista e zëvendësministrave të rinj:

Znj. Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Z. Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Znj. Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit
Z. Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe sportit
Znj. Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë
Z. Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë
Z. Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë
Znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Znj. Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Z. Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave
Z. Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Z. Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti dhe Infrastrukturës
Z. Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes
Z. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Z. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Znj. Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Z. Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian
Z. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian
Z. Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës
Z. Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Znj. Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit
Znj. Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit

Trego komentet

XS
SM
MD
LG