Lidhje

Shqipëria, plane për të kërkuar hetime kundër Del Pontes


Vendimi i qeverisë erdhi pas shpalljes së pafajsësisë për herë të dytë nga Gjykata e Hagës për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Në Shqipëri qeveria njoftoi sot se do të kërkojë nga instituionet e specializuara ndërkombëtare një hetim të pavarur ndaj ish prokurores së Hagës Karla del Ponte.

Vendimi i qeverisë shqiptare erdhi pas shpalljes së pafajsësisë për herë të dytë nga GJykata Penal Nderkombetar per ish Jugosllavinë (TPNJ) per ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj dhe pas deklaratave të disa ish prokurorëve të kësaj Gjykate mbi provat e pamjaftueshme mbi të cilat u ngritën akuzat ndaj zotit Haradinaj.

Sipas qeverisë shqiptare “Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshem te GJykatës në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepuntoreve te tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të cështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të Gkykatës dhe shkarkimin e tyre nga cështja”, thuhet në njoftimin e Qeverisë shqiptare.

Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria shqiptare shprehet se “do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në cështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj” dhe se do të kërkojë nga “Sekretari i Përgjithshëm i OKB dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë cështje”, perfundon njoftimi i Qeverise shqiptare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG