Lidhje

Shqipëria dënon plagosjen e deputetit serb të Kosovës

  • Armand Mero

Shqipëria dënon plagosjen e deputetit serb të Kosovës

Shqipëria dënon plagosjen e deputetit serb të Kosovës

Autoritetet e Shqiperisë e dënuan si një akt kriminal plagosjen sot me armë zjarri të deputetit serb të parlamentit të Kosoves Petar Miletiç në Mitrovicë. Ministri i jashtëm shqiptar Ilir Meta telefonoi sot kryetarin e partisë liberale të Kosoves, anetar i së ciles është edhe deputeti i plagosur.

"Duke dënuar këtë akt kriminal, unë dëshiroj të theksoj edhe një herë tjetër mbështetjen e plotë që ne u japim autoriteteve dhe qeverisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, rëndësisë që i kushtojmë shtrirjes dhe funksionimit të të gjithë institucioneve të Kosovës në të gjithë territorin e saj, në të mirë të shërbimit ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie etnike," tha Ministri i Jashtëm Meta.

Ministri Meta theksoi se e ardhmja e Mitrovicës do të jetë e qetë, në paqe dhe stabilitet e në bashkëjetesë duke shtuar se për këtë nevojitet kontributi i të gjithë aktorëve dhe izolimi i të gjithë elementeve destruktivë qe duan te demtojne imazhin e Kosoves por edhe te rajonit. Ministri Meta perseriti dhe nje here se idete e hedhura per shkembime territoresh mes Serbise dhe Kosoves jane te papranueshme dhe se ide te tilla kerkojne ta kthejne rajonin dekada pas. Sovraniteti dhe integriteti i Kosoves theksoi ai eshte nje faktro shume i rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne te gjithe rajonin.

XS
SM
MD
LG