Lidhje

Shqipëria dhe Greqia po shohin mundësinë e rishikimit të marrëveshjes detare

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëria dhe Greqia po shohin mundësinë e rishikimit të marrëveshjes detare

Shqipëria dhe Greqia po shohin mundësinë e rishikimit të marrëveshjes detare

Shqipëria dhe Greqia po shikojnë mundësitë se si do të mund të proçedojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re për kufirin detar, pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare rrëzoi në pranverën e këtij viti tekstin e mëparshëm të firmosur mes dy vendeve. Këtë e deklaroi mbrëmë ministri i jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, i cili tha:

" Do të shqyrtojmë mundësitë se si do të proçedojmë për të konkluduar këtë marrëveshje, e cila është në një status të tillë mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne do t'i krijojmë mundësitë pasi është në interesin e dy vendeve që kjo marrëveshje të realizohet, sigurisht duke respektuar të gjithë parimet dhe detyrimet kushtetuese. Jemi në fazën e eksplorimit të mundësive se si do të proçedojmë më tej."

Athina e cila menjëherë pas vendimt të Gjykatës Kushtetuese shqiptare nuk e fshehu pakënaqësinë e saj e ka rikthyer këtë çështje në axhendën e saj diplomatike me Tiranën.

Një muaj më parë gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke kërkoi të trajtohej sërish ky problem.

Marrëveshja e parë me Greqinë për kufijtë detar, shkaktoi polemika të shumta dhe u bë objekt debatesh të shumta publike. Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje të hapura të Kushtetës së Shqipërisë por edhe të konventave ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG