Lidhje

Shqipëria dhe kultura e pedalimit


Shqipëria dhe kultura e pedalimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Mund të kesh një makinë luksoze, por asgjë nuk e zëvendëson lëvizjen më këmbë dhe me biçikletë nga pikëpamja e të jetuarit të shëndetshëm. Kultura e ecjes dhe e pedalimit është relativisht e re në Shqipëri, por përkrahësit e saj mendojnë se ajo ka të ardhme. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi këtu në Zërin e Amerikës me veprimtaren e mjedisit nga Shqipëria, Eltjana Shkreli, njëra prej atyre që e inkurajojnë këtë lloj kulture.

Eltjana Shkreli tregon foto nga kultura shkodrane e biçikletave, që sipas saj e dallon këtë qytet nga të tjerët.

“Mbi 70 përqind e lëvizjes në qytet është e qëndrueshme, e pastër, e shëndetshme dhe aktive. Kjo është një trashëgimi shpirtërore për qytetin.”

Eltjana bën pjesë në organizatën GO2, që ka si qëllim lëvizjen e qëndrueshme, sidomos kulturën e ecjes me këmbë dhe pedalim. Ajo ndodhet në SHBA për një program të sponsorizuar nga Departamenti i Shteti dhe që identifikon sipërmarrësit e rinj.

Shqipëria dhe kultura e pedalimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Eltjana thotë se shtimi i numrit të biçikletave mund t’i ndihmojë qytetet shqiptare të zhvillojnë turizmin. Është e kundërta e asaj që sjell shtimi i makinave:

“Rritja e numrit të makinave nuk është efiçente, por kosto, nuk është e shëndetshme, sjell ndotjen e ajrit. Sjell pushtimin e hapësirave publike nëpërmjet parkimeve. Nëse pakësojmë makinat, krijojmë më shumë hapësira për këmbësorët dhe pedaluesit.”

Një pyetje e natyrshme është: a munden qytetet shqiptare të shtojnë përdorimin e biçikletave dhe si mund ta bëjnë këtë?

“Mendoj se në të gjitha qytetet ka mungesë vullneti të politikëbërësve. Pra, duhet të ketë vullnet të mirë.”

Disa politikanë propozojnë ta zgjidhin problemin e makinave duke shtuar parkimet. Eltjana ka tjetër ide:

“Nuk është zgjidhje krijimi i parkimeve ose zgjerimi i rrugëve. Të krijohen politika kundër shtimit të makinave, të rriten taksat, të rriten kostot e parkimeve.”

Eltjana thotë se njerëzit që përdorin biçikletën në Shqipëri duhen inkurajuar.

XS
SM
MD
LG