Lidhje

Shqipëria dhe lëvizja e lirë në BE


Shqipëria dhe lëvizja e lirë në BE
Shqipëria dhe lëvizja e lirë në BE

Përfaqesuesja e Zyrës për të Huajt, në Minstrinë e Brendshme të Mbretërisë Belge, Kati Berzelen, bëri sot të ditur se pas liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian, Belgjika ka konstatuar një fluks të madh azilkërkuesish nga Serbia dhe Maqedonia, ndërkohë që ky fenomen nuk është verejtur me qytetarët shqiptarë. Por zyrtaria belge shprehu nevojën e vazhdimit të fushatës sensibilizuese pasi, siç u shpreh ajo, ndryshe nga fillimi i vitit, gjatë muajit maj janë shenuar edhe raste të prapsimit të qytetarëve shqiptarë, të cilëve nuk u është lejuar hyrja në territorin belg.

Zonja Berzelen i bëri këto deklarata në një konferencë për shtyp, pas një takimi me autoritetet vendore të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG