Lidhje

Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë


Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë

Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë

Shqipëria çeli sot serinë e festimeve përkujtimore në nderim të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit në vitin 1912. Parlamenti zhvilloi një seancë ceremoniale për të vlerësuar sakrificat e burrave themelues të shtetit shqiptar, nga Ismail Qemali dhe rilindas të tjerë. Kryetarja e parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, tha se “në gjithë historinë e kombit shqiptar edhe sot ka mbizotëruar dëshira për liri dhe zhvillim krahas kombeve të tjera të qytetëruara në Europë”.

Në të morën pjesë edhe ligjvënës shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se “në përvjetorë të tillë gjithmonë kujtohen burrat e shquar të kombit shqiptar dhe puna e tyre; ashtu si në raste dilemash e vështirësish Fan Noli shtronte pyetjen: Çfarë do të bënte Skënderbeu në një situatë të tillë?”

Xhevat ademi, deputet i parlamentit të Maqedonisë, tha se “shqiptarët i gëzohen zhvillimit të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse kjo është një mbështetje e madhe për të gjithë rajonin”. Mehmet Bardhi, deputet i parlamentit të Malit të zi foli për gjendjen e shqiptarëve në mal të zi dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar situatën e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha në këtë ceremoni se “populli shqiptar kapërceu shumë sfida të rënda në historinë e vet sepse gjithmonë pati një besim të palëkundur tek ëndrra për liri dhe mbështetje të madhe nga SHBA, të cilat besojnë fort në të njëjtat vlera”.

Shqipëria pritet të nderojë gjatë këtij viti castet më të rëndësishme të historisë së saj, dhe në qendër të vëmendjes mbetet 28 nëntori 1912, kur një grup burrash shteti, patriotë dhe humanistë, rilindas, shpallën pavarësinë e nga perandoria otomane, duke shënuar fillimin e shtetformimit modern shqiptar.

XS
SM
MD
LG