Lidhje

Shqipëria firmos marrëveshje me Bashkimin Europian

  • Armand Mero

Shqipëria firmos marrëveshje me Bashkimin Europian

Shqipëria firmos marrëveshje me Bashkimin Europian

Shqipëria firmosi sot një marrëveshje me Bashkimin Europian e cila parashikon financimin e 82 milionë eurove për projekte të ndryshme në dy vitet e ardhshme. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes Ministres së Integrimit Majlinda Bregu dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian Ettore Sequi

Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për programe të infrastrukturës në bashkëfinancimin e projekteve për ndërtimin e rrugëve të reja nacionale dhe rurale, në ndërtimin e një impianti të ujërave të zeza, në rehabilitimin e disa shkollave, në mbështetje të sistemit të drejtësisë, të mbrojtjes të të drejtave të njeriut e vecanërisht për komunitetin rom, në forcimin e kapaciteteve të administratës si dhe për zhvillimin e sektorit rural dhe agro-ushqimor.

Ambasadori i Bashkimi Europian tha se kjo marrëveshje nuk është thjeshtë një formalitet, por është një moment përgjegjshmërie i Bashkimit Europian për t’i akorduar ndihmën e premtuar financiare Shqipërisë, në mënyrë që të ndihmojë në përpjekjet e saj për t’u zhvilluar. "Nga ana tjetër – shtoi ai, - është një moment përgjegjshmërie i Shqipërisë që duhet të sigurojë se kjo ndihmë financiare përkthehet në rritje, zhvillim dhe integrim për qytetarët e këtij vendi”.

Ambasadori Sequi vuri më pas theksin edhe në përmbushjen e 12 objektivave që Brukseli ka përcaktuar, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

XS
SM
MD
LG