Lidhje

Shqipëria fton EULEX-in dhe Hagën të hetojnë mbi raportin e Dick Martit


Shqipëria fton EULEX-in dhe Hagën të hetojnë mbi raportin e Dick Martit

Shqipëria fton EULEX-in dhe Hagën të hetojnë mbi raportin e Dick Martit

Qeveria shqiptare shprehu sot gadishmërinë për të bashkëpunuar në çdo hetim që mund të nisë lidhur me akuzat që ka ngritur reporteri Dick Marti për trafik organesh në territorin shqiptar gjatë luftimeve në Kosovë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria ka qenë gjithnjë e hapur për hetimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Ajo ka qenë pjesë e zgjidhjes së konflikteve në rajon dhe asnjëherë pjesëmarrëse e konflikteve.“Shqipëria është një vend i lirë, është një vend anëtar i NATO-s, është një vend tërësisht i hapur ndaj çdo lloj hetimi” - tha kryeministri Berisha.

Qeveria shqiptare shprehu sot gadishmërinë për të bashkëpunuar në çdo hetim që mund të nisë lidhur me akuzat që ka ngritur reporteri Dick Marti për trafik organesh në territorin shqiptar gjatë luftimeve në Kosovë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria ka qenë gjithnjë e hapur për hetimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Ajo ka qenë pjesë e zgjidhjes së konflikteve në rajon dhe asnjëherë pjesëmarrëse e konflikteve.

“Shqipëria është një vend i lirë, është një vend anëtar i NATO-s, është një vend tërësisht i hapur ndaj çdo lloj hetimi” - tha kryeministri Berisha.

Zoti Berisha tha se Shqipëria ka qenë një prapavijë e fuqishme e veprimeve të NATO-s në sulmet kundër diktatorit të Serbisë Milosheviç, dhe një mbështetëse e e fuqishme e luftës çlirimtare, që shndërroi çështjen e lirisë së Kosovës në një çështje botërore të lirive njerëzore. Ai e ftoi Gjykatën e Hagës të rinisë hetimin për këtë çështje, sepse edhe ajo vetë po akuzohet se ka fshehur provat. Zoti Berisha tha se Shqipëria nuk ka asgjë për të fshehur, dhe se kushdo që ka kryer krime lufte duhet të paraqitet para drejtësisë. Sipas tij, raporti i Dick Martit nuk paraqet as edhe një fakt të vetëm, flet për dëshmitarë që kërkojnë anonimat, flet për 300 serbë të zhdukur dhe nuk jep asnjë emër viktime.

Ai tha se Shqipëria e mirëpret plotësisht hetimin EULEX-it për këtë raport.

“Duke patur parasysh vullnetin e hekurt të qeverisë që ligji kombëtar dhe ndërkombëtar të mbizotërojë, ne e ftojmë EULEX-in të ndërmarrë hetimin dhe i garantojmë të gjithë lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare” - tha zoti Berisha.

Sipas tij, ministria shqiptare e drejtësisë do t’i drejtojë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës një letër të veçantë, ku do ta ftojë dhe do ta garantojë që, pavarësisht se mandati i gjykatës është për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, në Shqipëri nuk do të kenë as edhe kufizimin më të vogël për çdo lloj hetimi. Nga ana tjetër, delegacioni shqiptar në Këshillin e Europës do të kërkojë që Dick Marti të dorëzojë provat EULEX-it dhe dëshmitarët, përndryshe kjo do të ishte një abuzim shumë i rëndë me emrin dhe autoritetin e KE-së.

Reporteri Dick Marti paraqiti këto ditë në Këshillin e Europës një raport ku flitet për trafik organesh dhe varr masiv në territorin e Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, dhe ku viktimat mendohet se janë shtetas serbë, robër lufte. Raporti përshkruan lidhjet e UÇK-së me trafikantë të organeve, që vepronin në zonën veriore të Shqipërisë, ku evidentohet një banesë si qendra e këtyre veprimtarive. Raporti bën fjalë për afro 300 serbë që janë viktima të këtyre trafiqeve dhe dëshimtarë që nuk publikohen nga pasiguria e jetës.

XS
SM
MD
LG