Lidhje

Shqipëria ka mbi tre milionë votues në zgjedhjet vendore


Shqipëria ka mbi tre milionë votues në zgjedhjet vendore

Shqipëria ka mbi tre milionë votues në zgjedhjet vendore

Ministria e brendshme bëri të ditur se u ka dorëzuar sot të gjitha komisioneve zonale të Shqipërisë listat përfundimtare të qytetarëve për zgjedhjet vendore të 8 majit. Listat janë dorëzuar në përputhje me kodin zgjedhor një ditë pas hapjes zyrtarisht të fushatave partiake, tha ministria e brendshme, e cila shpjegon se listat janë printuar për 5 ditë me radhë nga Regjistri Elektronik i Gjendjes Civile. Listat përfundimtare të zgjedhësve u janë dërguar drejtuesve të njësive vendore për t’i nënshkruar, të cilët në shumicën e tyre janë përfaqëuses të Partisë Socialiste.

Shqipëria ka zyrtarisht tashmë në listën përfundimtare 3 milionë e 164 mijë e 859 zgjedhës, të ndarë në 4932 qendra votimi. Vendin e parë e zë Tirana me 750 mijë votues, Fieri me 362 mijë votues, Elbasani dhe Durrësi përkatësisht me 300 mijë votues dhe me radhë qytetet e tjera ku listat janë pastruar në detaj. Sipas ministrisë së brendshme, janë hequr nga listat mbi 23 mijë emra të dubluar në zona të ndryshme dhe persona të vdekur, një proces ky që vazhdoi muaj me radhë.

Autoritetet besojnë se cilësia e lartë e listave do t’u japë fund pretendimeve të opozitës për parregullsi me emrat e votuesve, dhe sapo ato të konfirmohen nga zyrtarët vendorë, do të hidehn në faqet e KQZ dhe institucioneve dhe kushdo i interesuar parti apo qytetar do të ketë lirinë maksimale elektronike që të verifikojë ndryshimet e listës përfundimtare në listën paraprake. Listat paraprake janë ekspozuar nëpër lagje qysh në muajin tetor, dhe pastrimi i tyre përfundimtar i hap rrugën procesit zgjedhor dhe sqarimit të qytetarëve për detajet e vendndodhjes së qendrave të votimit.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu kthye punës normale, sepse tre antarët e opozitës në të i dhanë fund bojkotit tremujor. Nënkryetarja e KQZ Subashi dhe dy antarë të tjerë që kanë ardhur aty nga opozita morën pjesë dje në mbledhjen e radhës, duke diskutuar probleme konkrete të zonave të ndryshme. Tashmë kandidatët filluan fushatën, listat e votuesve dolën, komisionerët opozitarë u kthyen në punë, parlamenti nuk ka më kohë këto 30 ditë të ndërhyjë në ligje apo vendime. Tani kanë mbetur vetëm të dëgjohet fjala e qytetarëve dhe humbësi të pranojë rezultatin.

XS
SM
MD
LG