Lidhje

Shqipëria në 20 vjetorin e ngjarjes së ambasadave


Shqipëria në 20 vjetorin e ngjarjes së ambasadave

Shqipëria në 20 vjetorin e ngjarjes së ambasadave

Disa mijra të rinj shqiptarë zhvilluan në Tiranë më 2 korrik të vitit 1990 një protestë të vecantë kundër diktaturës komuniste. Rreth 5 mijë qytetarë kapërcyen muret rrethues të ambasadave perëndimore dhe kërkuan masivisht strehim politik, mbrojtje dhe largim nga shteti më i izoluar komunist i Europës. Me aktin e tyre të guximshëm ata shënuan revoltën më të madhe antikomuniste të qytetarëve shqiptare kundër diktaturës qe zgjati mbi 40 vjet me dhunë, vrasje dhe varfëri. Por si e vlerësojnë sot këtë ngjarje në qarqet politike dhe gazetareske të Tiranës? Sa ndikoi ajo në shkurtimin e jetës së diktaturës dhe a u plotësuan ëndrrat e atyre të rinjve për demokraci? Korrespondenti Ilirian Agolli mori disa intervista.

XS
SM
MD
LG