Lidhje

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

  • Armand Mero

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Në Shqipëri ministria e Financave nënshkroi sot një marrëveshje për një kredi prej 53 milion eurosh me Bankën europian për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e dy projekteve rrugore në Fier dhe në Vlorë.

Projektet që do të financohen sipas marrëveshjes së sotme parashikojnë ndërtimin e 22 kilometrave që do të lidhin autostradën aktuale në hyrje të Fierit me atë që po ndërtohet nga Levani në Tepelenë, duke kompletuar në këtë mënyrë aksin e Jugut, si dhe një tjetër rrugë që do të bashkojë autostradën e re në hyrje teë qytetit të Vlorës me pjesën e bregdetit jugor.

Kostoja totale e të dy projekteve shkon në afër 125 milion euro, për të cilat janë siguruar financimet edhe nga Banka europiane per Investime dhe nga Fondi Ipa i Bashkimit europian.

Sipas ministrit të Financave Ridvan Bode, përtej përmirësimit të infrastrukturës rrugore të vendit, i rëndësishëm është edhe fakti që këto kredi janë me terma të buta dhe nuk rëndojnë mbi borxhin publik të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG