Lidhje

Shqipëria nis drejt Bosnjes një kontigjent ushtarak për pastrimin e minave


Shqipëria nis drejt Bosnjes një kontigjent ushtarak për pastrimin e minave

Shqipëria nis drejt Bosnjes një kontigjent ushtarak për pastrimin e minave

Shqiperia nisi sot drejt Bosnjes nje kontigjent ushtarakesh te specializuar per pastrimin e minave dhe shkaterrimin e municioneve. Ushatarakët janë stërvitur për shumë vite nga ekspertët e NATO-s prej SHBA, Anglisë, dhe Kanadasë.
Ky është kontigjenti i parë shqiptar që niset në një mision të plotë dhe të pambështetur nga vende te tjera.

Shqipëria nisi sot drejt Bosnje-Hercegovinës kontigjentin e gjashtë paqeruajtës në misionin, "Althea" për pastrimin e terreneve nga materialet shpërthyese dhe municionet. Pas stërvitjeve të shumta me ekspertë nga SHBA, Italia, Kroacia, Kanadaja dhe Anglia, kontigjenti i sotëm ka një përvojë të gjerë në pastrimin e zonave të minuara brenda Shqipërisë. Në këtë mision të Bashkimit Europian për asgjësimin e eksplozivëve dhe municioneve, Shqipëria merr pjesë për herë të parë me kapacitete të plota operacionale, logjistike dhe financiare të vetat, duke rritur nivelin e përfaqësimit si vend anëtar i NATO-s.

Qendra shqiptare e asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve prej 5 vjetësh në kuadër të programit Partneritet për Paqe është stërvitur me trupat e NATO-s, si pjesë e brigadës së reagimit të shpejtë. Ky është misioni i parë që forcat e armatosura shqiptare kryejnë jashtë vendit me flamurin e tyre, pa mbështetjen e vendeve të tjera. Kontigjenti shqiptar është stërvitur nga vlerësuesit e nivelit të parë të NATO-s për zbulimin, pastrimin dhe asgjësimin e municioneve të paplasura, si dhe për mbrojtjen e forcave ushtarake ne zona të minuara nga kurthe eksplozivi dhe municione të tjera.

Prej afro një vit e gjysëm Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Veri-Atlantike. Megjithatë ajo qysh prej më shumë se një dekade ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s në kuadër të Partneritetit për Paqe, dhe Kartës Adriatik 3 me trupa komando në Bosnje, Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG