Lidhje

Shqipëria përkujton sot 3 vjetorin e anëtarësimit në NATO


Shqipëria përkujton sot 3 vjetorin e anëtarësimit të saj në Nato. Me anë të një mesazhi për këtë përvjetor, presidenti Bamir Topi shprehet se tani institucionet politike të vendit të bëjnë realitet edhe aspiratën e qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Europian

Në mesazhin e tij Presidenti Topi nënvizon se anëtarësimi në Nato,” është meritë e ushtarakëve që shndërruan dhe modernizuan ushtrinë shqiptare, e institucioneve politike e kushtetuese të përfshira në procesin e anëtarësimit, vendimmarrjes politike konsensuale për reformat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në një plan më të gjerë, të gjithë shoqërisë shqiptare, që ka qenë e është mbështetëse e fuqishme e vlerave dhe parimeve demokratike mbi të cilat është krijuar dhe funksion NATO-ja”, shprehet presidenti Topi.

Kreu i shtetit, nënvizon më tej se “shpresat dhe pritjet e mëdha për një demokraci funksionale të bazuar në forcimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, dhe një politikë me sjellje e vizion evropian, janë sfidat kryesore” të Shqipërisë që imponohen nga qenia pjesë e familjes atlantike, e cila përbën, sipas presidentit, dhe “një nxitje konkrete për të pasur të njëjtin bilanc pozitiv edhe në përpjekjet shtetërore e shoqërore të Shqipërisë për marrjen e ftesës së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian”.

XS
SM
MD
LG