Lidhje

Shqipëria pret sot zyrtarizimin e vendimit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëria pret sot zyrtarizimin e vendimit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave

Shqipëria pret sot zyrtarizimin e vendimit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave

Ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të nisin mbledhjen e sotme duke shqyrtuar propozimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjakë.

Vendimi i tyre duket të jetë tanimë një formalitet. Skepticizmi i Francës dhe Hollandës apo dhe shqetësimi i vendeve si Belgjika e Gjermania, për rrezikun e një fluksi të azilkërkuesve, pas asaj që ndodhi në fillm të vitit por edhe në këtë vjeshtë me qyteratët e Serbisë dhe Maqedonisë nuk është përkthyer në një bllokim të procesit, por ka nxitur ngritjen e një mekanizmi të rreptë monitorues të vënë në jetë nga Komisioni Europian si një lëvizje për t’iu përgjigjur dyshimeve të këtyre vendeve.

Franca ka kërkuar që masat monitoruese të jenë më të ashpra, por ajo e vetme nuk mund të bëj më shumë. Vendimi mund të merret edhe me shumicën e vendeve anëtare dhe mekanizmi i kontrollit do të jetë sot pjesë shoqëruese e liberalizimit të vizave.

Shqipërisë ju desh një rrugë e gjatë për të arritur deri në ditën e sotme. Ajo nisi në një start të njejtë me vendet e tjera të rajonit në vitin 2008, kur Bashkimi Europian ndërrmori nismën për liberalizimin e vizave për qytetarët ballkanas.

Por vitin e kaluar ajo nuk arriti të plotësonte objektivat në asnjë prej katër blloqeve të udhërrëfyesit të paraqitur nga Brukseli, duke mbetur jashtë së bashku me Bosnjen. Edhe këtë vit Shqipërisë ju desh të bënte përpjekje shtesë pasi vlerësimi i parë i Komisionit europian dëshmonte se ajo ende nuk i kish pëmbushur tërësisht të gjitha detyrimet.

Por tani e gjitha kjo mbetet pjesë e historisë. Në Tiranë festimet thuajse kanë nisur. Rrugët e kryeqytetit janë bushur me flamujt kombëtarë dhe ata të Bashkimit Europian.

Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Një koncert i madh është parashikuar të martën pasdite. Muzikë dhe fishekzjarre që ndoshta do të shërbejnë edhe për mbytur shijen e hidhur që mund të lerë një tjetër vendim i rëndësishëm që do të merret po në Bruksel.

Sipas të gjitha gjasave Shqipërisë mund të mos i jepet statusi i vendit kandidat. Të paktën vlerësimi i bërë nga Komisioni në opinionin e tij, nuk lë shumë hapësira për të shpresuar.

Vendi vlerësohet ende larg kritereve të Kopenhagës, me probleme të situatës politike, të gjendjes së sistemit gjyqësor dhe nivelit të korrupsionit që cilësohet sërish një problem vecanërisht serioz.

XS
SM
MD
LG