Lidhje

INSTAT: Shqipëria shënon rritje të inflacionit

  • Zëri Amerikës

INSTAT: Shqipëria shënon rritje të inflacionit

INSTAT: Shqipëria shënon rritje të inflacionit

Në Shqipëri në muajin dhjetor inflacioni shënoi një kërcim të menjëhershëm me 0.8 pikë përqindje dhe cmimet produkteve bazë pësuan një rritje të ndjeshme, njoftoi sot Instituti i statistikave.

Sipas të dhënave të institutit inflacioni arriti në 3.4 përqind nga 2.6 në muajin nëntor. Pothuajse të gjithë grupet e mallrave shënuan rritje të cmimeve. Rekordin e mbajnë zarzavatet me 27 përqind, ndërsa frutat, apo ushqimet e tjera u rritën nga 3.8 deri në 1.1 përqind.

Rritje është rregjistruar edhe përsa I përket duhanit me 2.9 përqind apo dhe naftës e benzinës të shtrenjtuara respejktivisht me 4.2 dhe 4 përqind. Kjo është rritja më e madhe brenda një muaji e inflacionit gjatë gjithë këtij viti.

XS
SM
MD
LG