Lidhje

Shqipëria shton përpjekjet për rritjen e sigurisë dhe rendit


Shqipëria shton përpjekjet për rritjen e sigurisë dhe rendit

Shqipëria shton përpjekjet për rritjen e sigurisë dhe rendit

"Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve që eksportojnë kriminalitet" - deklaroi ministri i brendshëm, Lulzim Basha, në një takim me përfaqësues të policisë europiane, ku u diskutua për stërvitjen e forcave shqiptare të rendit mbi bazën e përvojave më të mira ndërkombëtare të ruajtjes së rendit nëpër komunitete. Zoti Basha tha se Shqipëria nuk eksporton më pasiguri apo kriminalitet në rajon apo në Europë, dhe "falë bashkëpunimit me shërbimet policore europiane, policia shqiptare ka rritur aftësitë dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale".

Komisioni Europian u kërkoi autoriteteve shqiptare që të punojnë më shumë për riintegrimin e të riatdhesuarve, konfiskimin e pasurive kriminale, dhe thellimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë edhe tre detyrat e fundit që Bashkimi Evropian i paraqiti Tiranës zyrtare në kohën kur sapo u propozua liberalizimi i regjimit të vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës. Komisionerët europianë theksuan se rritja e sigurisë kombëtare, kontrolli i kufijve dhe goditja e grupeve kriminale janë punë të vazhdueshme për të cilat nuk ka afate, por që rezultatet duhet të jenë të dukshme dhe në rritje.

Parlamenti shqiptar miratoi disa muaj më parë ligjin antimafia, ku parashikohen një sërë procedurash për konfiskimin e pasurive të grupeve kriminale, dhe ekspertët europianë kërkuan më shumë kohë për të parë zbatimin konkret të tij në terren. Bashkimi Evropian ka theksuar se rritja e sigurisë dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit janë mëse të nevojshme për vetë Shqipërinë në radhë të parë, por nga ana tjetër edhe që kriminaliteti i saj të mos zhvendoset në vendet e BE-së, ku ajo po punon të antarësohet.

Ndërkaq një numër përherë e më i madh qytetarësh po pajisen me karta të reja identiteti dhe me pasaporta biometrike, duke rritur sigurinë dhe kontrollin e kufijve të vendit. Pajisja me pasaporta biometrike mori një shtytje të re këtë verë me ardhjen e një numri të madh emigrantësh për pushime në Shqipëri, ndërkohë që pasaportat ekzistuese skadojnë nga fundi i vitit.

XS
SM
MD
LG