Lidhje

Guvernatori Fullani: Shqiptarët kursyen, vitin tjetër pritet të investojnë


Guvernatori Fullani: Shqiptarët kursyen, vitin tjetër pritet të investojnë

Guvernatori Fullani: Shqiptarët kursyen, vitin tjetër pritet të investojnë

Banka Qendrore e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për monedhën vendase në 4.75 për qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore e mori sot këtë vendim pas një mbledhje të gjatë ku analizoi situatën ekonomike aktuale dhe parashikimet për vitin e ardhshëm.

Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, tha se “këshilli mbikëqyrës vlerësoi se kushtet aktuale monetare janë të përshtatshme për të kontrolluar inflacionin dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomik të vendit”.

Zoti Fullani tha se konsumi nga një anë dhe investimet private vazhdojnë të kenë një ecuri të ngadaltë.

Sipas tij, “ngadalësimi i ekonomisë së vendeve fqinje pritet të sjellë ndikim edhe në ekonominë shqiptare, megjithatë parashikimet janë se kreditimi dhe ekonomia do të shënojnë rritje edhe vitin e ardhshëm, ndonëse potencialet janë për një rritje më të madhe”.

Guvernatori Fullani tha se “këtë vit familjet shqiptare nuk patën konsum të lartë sepse u përqëndruan më shumë që të kursenin të ardhurat. Depozitat janë rritur, ndërsa qytetarët kanë kërkuar më pak kredi konsumatore, dhe kanë harxhuar më pak për mirëqenien e tyre”.

Ai tha se vitin e ardhshëm parashikohet që qytetarët dhe bizneset do të konsumojnë më shumë dhe do të investojnë më shumë, duke u çliruar më shumë psikologjikisht dhe duke u mbështetur më shumë nga sistemi bankar.

Deficiti tregtar është thelluar, por sfida kryesore mbetet ulja e deficitit buxhetor, i cili shfaqet kryesisht në formën e borxhit të brendshëm, ndërsa borxhi i jashtëm nuk është në nivele shqetësuese, siç u shpreh edhe Banka Botërore në një studim për rajonin disa ditë më parë.

XS
SM
MD
LG