Lidhje

Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore


Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një ngjarje deri tani e patreguar e holokaustit Nazist po shfaqet këto ditë në një tempull izraelit në Shën Luis të shtetit amerikan Mizuri. Është një ekspozitë me fotografi , në të cilën shfaqen portretet e disa pleqve shqiptarë myslimanë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dejvid Uajnberg, këta burra e gra në këto 30 fotografi kanë ndihmuar në shpëtimin e gati 2 mijë hebrejve, të cilët u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kush ka dëgjuar ndonjë herë që myslimanët të kenë ndihmuar izraelitët?”

Pra, kur fotografi Norman Gershman dëgjoi tregimet e tyre , ai vendosi të vizitojë Shqipërinë dhe u takua me familjet, ende gjallë, të cilat kishin strehuar hebrejtë.

“Desha të shkoja në Shqipëri për të zbuluar së pari se kush janë këta njerëz”.

Gjatë 6 vjetëve të kaluara, Gershman, profesionist në artin e fotografisë, puna e të cilit zakonisht ekspozihet nepër muzeume, udhëtoi anë e mbanë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai i fotografoi shumicën e karaktereve të tij në shtëpitë e tyre, shpesh me objekte që ishin domethënëse për njerëzit që ata strehuan. Në një fotografi është një njeri, i cili qëndron në këmbë, duke mbajtur tre libra hebraikë lutjesh, të cilat një familje hebrejsh i kishte lënë aty pas luftës.

“Kurrë nuk do ta harroj atë ditë, kur vizituam shtëpinë e këtij njeriu; ai na pa me zemërim, dukeje sikur thonte: ”Çfarë po kërkoni këtu”? Ne iu përgjigjëm; “Familja juaj ka shpëtuar këtë familje izraelite…ai na pa dhe tha: “E çfarë pastaj? Çdo shqiptar do të bënte një gjë të tillë, ne nuk kemi bërë asgjë të veçantë…dhe e kishte me shumë seriozitet”.

Shqiptarët e kanë një fjalë të posaçme për këtë dukuri: Besa që me fjalë të tjera është “fjala e nderit” që në Shqipëri është normë e veçantë kulturore e morale, që është specifike për shqiptarët.

“Fjala Besë në Shqipëri është një lloj mbrojtjeje kur ata presin një mik—për shiptarët ajo nënkupton një rregull, sipas të cilit e mbrojnë mysafirin edhe me jetën e tyre”.

Alberto Colonomos ka lindur më 1933 në një fshat në veri të Shqipërisë i cili atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte 10 vjeç kur familja e tij u arratis në Shqipëri

“Në atë zonë jetonin rreth 7 mijë e 200 hebrej. Ata i nisen për në kampet e përqëndrimit dhe të gjithë ata i çuan në Treblinka. Të gjithë i vranë, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtojë. Por rreth 50 familje arriten të arratiseshin një, ose dy javë përpara deportimit të tyre në kampet e përqëndrimit”.
Një njeri i pasur, i cili punonte në një fabrikë duhani e mori nën mbrojtje familjen Colonomos. Ndryshe nga shumë izraelitë të tjerë në pjesë të tjera të Evropës që i shpëtuan luftës duke u fshehur nepër tavane e bodrume, izraelitëve në Shqipëri iu dhanë emra myslimanë dhe u trajtuan si mysafirë të nderuar. Colonomos shpjegon se në emër të “Besës”, shqiptarët e venë mysafirin përpara familjeve të tyre.

“Me të vërtetë na fshehën, duke rrezikuar jetën e tyre; ata i dinin pasojat që do të kishin, nëse gjermanët do ta kuptonin se çfarë po bënin. Por nëse japin Besën, ata nuk i tradhtojnë miqtë e tyre. Ishin njerëz të mrekullueshëm”.

Portretet bardhë e zi të Norman Gershmanit kanë qarkulluar nëpër mbi 70 ekspozita anë e mbanë botës. Deri në fund të këtij vitit ato do të vazhdojnë të shfaqen për here të parë në pjesen perëndimore të Shteteve të Bashkuara, në Tempullin Emanuel, një sinagogë e reformuar izraelite në Shën Louis të shtetit Misuri. Kreu i këtij Tempulli Rabai, bënë shërbimet fetare…
Shabbat Shallon then under….

“Jemi shumë të kënaqur me ekspozitën dhe gëzohemi që po shohim këtë interesim kaq të madh.”
Rabini Justin Kerr e drejton këtë kongregacion prej një viti e gjysëm. Ai shfaqi shpresën që kjo ekspozitë do të ndihmojë për fillimin e një dialogu ndërfetar në komunitetin e tij, që do të përhapej në pjesë të tjera të vendit.

“Në këtë kohë, kur në botë ka një tension të madh dhe në një kohë kur konfliktit mes hebrejve dhe myslimanëve po i kushtohet kaq shumë vëmendje, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se kjo nuk është e gjithë historia. Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Unë kam shumë dëshirë që marrëdhëniet me fondacionin islamik të forcohen.”

Kështu shpreson edhe Muftiu Minhaxhudin Ahmet, imam dhe drejtor i shërbimeve fetare në fondacionin islamik të Shën Louisit, i cili në partneritet me Tempullin Emanuel organizuan dikutime mbrëmjen që u hap ekspozita.

“Mendoj se tani që marrëdhënjet mes izraelitëve dhe myslimanëve janë të tensionuara për shkak të shumë ngjarjeve që po ndodhin në Lindjen e Mesme, kjo ekspozitë u hap në kohën e duhur dhe është shumë e nevojshme, sepse ve në dukje se si myslimanët i kanë shpëtuar izraelitët dhe këto janë mësimet e vërteta të islamizmit. Ky është një rast i mire, që edhe të tjerët të mësojnë se feja nuk ka lindur në kushtet e dhunës, por ajo ka të bëjë me dhemshurinë dhe mirësinë”.

Dhemshuria dhe mirësia, besa e shqiptarëve, u përkujtuan nga Izraeli në vitin 2007, kur u disa shqiptarëve çmimin më të lartë të nderit; ky çmim quhet “Të moralshmit nga vende të ndryshme të botës”. Ky çmim u jepet vetëm të huajve që u shpëtuan jetën hebrejve gjatë Holokaustit. Fotografitë e Norman Gershmanit për ata burra e gra janë botuar në një libër të titulluar “BESA”: Myslimanët të cilët shpëtuan hebrejtë gjatë Luftë së Dytë Botërore. Një film dokumentar i bazuar në vizitën e zotit Gershman në Shqipëri do të fillojë të shfaqet vitin e ardhshëm.


XS
SM
MD
LG