Lidhje

Shqiptari 52 vjeçar nga Ulqini diplomohet në Universitetin Columbia

  • Zëri Amerikës

Pas disa vitesh pastrimi të dyshemeve dhe mbledhjes së mbeturinave në Universitetin prestigjioz Kolumbia të Nju Jorkut, Gac Filipaj më në fund realizoi ëndrrën e tij.

Të dielën, 52-vjeçari shqiptar, emigrant nga Ulqini u diplomua nga Kolumbia me një diplomë në lëndët klasike me titull nderi.

Filipaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992. Ai mësoi fillimisht anglisht dhe pastaj u regjistrua në universitet duke punuar njëkohësisht si pastrues. Atij iu deshën 12 vjet për të përfunduar studimet. Filipaj ka në plan të vazhdojë të punojë si pastrues dhe do të regjistrohet në programin pasuniversitat, me shpresën për të gjetur një punë më të mirë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG