Lidhje

Shtatë vende evropiane kombinojnë hapësirat e tyre ajrore


Shtatë vende evropiane kombinojnë hapësirat e tyre ajrore
Shtatë vende evropiane kombinojnë hapësirat e tyre ajrore

Shtatë vende evropiane kanë rënë dakord për të kombinuar hapësirat e tyre ajrore duke krijuar një bllok të vetëm, që synon përmirësimin e koordinimit të trafikut ajror dhe lehtësimin e udhëtimit ajror nëpër Evropë.

Marrëveshja e nënshkruar të enjten nga Austria, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina, është hapi i fundit drejt zëvendësimit të 67 zonave të Evropës me 9 blloqe hapësirash ajrore.

Këto blloqe, të organizuara nën sistemin e Qiellit të njësuar evropian janë krijuar sipas rrjedhës së trafikut të përditshëm ajror dhe jo sipas kufijve shtetërorë.

XS
SM
MD
LG