Lidhje

Trupat e NATO-s në Afgansitan kujtojnë 11 shtatorin


Trupat e NATO-s në Afgansitan zhvilluan sot ceremoni për të shënuar 11 vjetorin e sulmeve terroriste të al Qaidës të cilat vranë rreth 3 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Në Kabul, ushtarët e forcës shumëkombëshe mbajtën një minutë heshtje dhe nderuan së bashku ndërsa po këndohej himni amerikan.

Një oficer i ushtrisë, Gjeneral brigade Ricky Gibbs, tha se forcat amerikane janë në Afgansitan për të siguruar se ky vend kurrë më nuk do të jetë një strehë për terroristët. Ai tha se partnerët e Shteteve të Bashkuara - NATO dhe Afganistani- ndajnë të njëjtin angazhim.

Në kampin Leatherneck në provincën e Helmandit, pjesetarë të forcës shumëkombëshe përshëndetën ngritjen e flamurit amerikan. Në ceremoni u përfshi edhe leximi i pjesës “ 11 shtatori”, me ngjarjet që kanë ndodhur atë ditë të vitit 2001, si dhe u interpretua kënga “Zoti bekon Amerikën”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG