Lidhje

Incident tjetër në Shtëpinë e Bardhë


Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi kapërceu gardhin dhe hyri në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar një bllokim në kompleksin presidencial të Shteteve të Bashkuara, incidenti i dytë i këtij rasti që nga shtatori.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se Dominic Adesanya, banor i shtetit të Merilendit, pranë kryeqytetit, u ndalua rreth orës 7 pasdite, sipas orës lokale, pasi u kap nga punonjës dhe qentë e sigurimit.

Babai i personit në fjalë i tha një stacioni televiziv lokal se djali i tij vuan nga paranoja dhe beson se është duke u përgjuar.

Në një skenë të ngjashme muajin e kaluar, më 19 shtator, Omar Gonzalez, një veteran i ushtrisë, me thikë në dorë, kapërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë dhe hyri brenda para se të arrestohej.

Ai përballet me disa akuza përfshirë sulm ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret. Shkelja e sigurisë çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Julia Pierson.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG