Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

  • Zëri Amerikës

Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

Shtëpia e Bardhë: Përparim në negociatat për buxhetin

Shtëpia e Bardhë thotë se negociatorët në kongres duket se kanë bërë përparim në shmangien e ndaljes së funksionimit të qeverisë, ndërkohë që afrohet afati për arritjen e marrëveshjes mbi buxhetin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Karni tha se duhet kujdes në mënyrë që të mos preket ekonomia. Ai tha se negociatorët duhet të punojnë për një masë shpenzimesh që do t’u jepte ligjvënësve kohë të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin për financimin e qeverisë për pjesën tjetër të vitit fiskal.

Fondet e tanishme të qeverisë skadojnë të premten. Mbyllja e qeverisë do të prekte shërbimet jo-esenciale qeveritare, dhe do të linte pa punë përkohësisht qindra mijëra punonjës të qeverisë.

Presidenti Barak Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë një marrëveshje për buxhetin para se të skadojë afati i fondeve të tanishme.

Qeveria federale ka punuar deri tani me masa të përkohshme shpenzimesh që nga viti i kaluar, meqenëse kongresi nuk e ka miratuar buxhetin për vitin fiskal, i cili filloi me 1 tetor.

Hera e fundit që është mbyllur qeveria ishte në fund të vitit 1995, fillimi i vitit 1996 gjatë presidencës së demokratit Bill Klinton.

XS
SM
MD
LG