Lidhje

Shtëpia e Bardhë dënon publikimin e dokumenteve nga WikiLeaks

  • Dan Robinson

Shtëpia e Bardhë dënon publikimin e dokumenteve nga WikiLeaks

Shtëpia e Bardhë dënon publikimin e dokumenteve nga WikiLeaks

Informatat rreth njerëzve të mbajtur në burgun e Guantanamos përfshihen në raportimet e vlerësimit të burgosurve, raporte të përpilura nga Departamenti i Mbrojtjes ndërmjet viteve 2002 dhe 2009.

Dokumentet, fillimisht u futën në dorë nga WikiLeaks. Njoftimet mbi përmbajtjen e tyre u publikuan nga disa mjete shtypi, përfshi gazetat The New York Times, The Washington Post, The Daily Telegraph si dhe Radio Publike Kombëtare.

Sipas gazetës The New York Times, raportet ushtarake tregojnë se një e treta e të liruarve nga burgu i Guantanamos ishin klasifikuar për “rrezikshmëri të madhe” para se tu dorëzoheshin qeverive të tjera.

Shtepia e Bardhë thotë se raportet ishin mes burimeve të tjera të informacionit të përdorura nga një grup pune i krijuar nga presidenti Barak Obama në vitin 2009. Paneli në fjalë shqyrtoi se cilët të ndaluar në Guantanamo mund të dënoheshin apo të mbaheshin përfundimisht, dhe rekomandoi se kush mund të transferohej në vendet përkatëse apo vende të treta.

Të henën, Sekretari i Shtypit të Shtepisë së Bardhë Jay Carney përsëriti atë që ka thënë administrata e presidenti Obama rreth daljes së dokumenteve të tjera nga WikiLeaks, duke thënë se është është i pavend publikimi nga organizatat e mediave i dokumenteve që janë shtënë në dorë në rrugë të paligjshme.

Zoti Carney tha se publikimi i raporteve, sipas tij, nuk përbën lajm. Ai theksoi se konkluzionet e dala nga dokumentet nuk ishin domosdoshmërisht të njejta me ato të bëra nga grupi i punës i qeverisë për vlerësimin e Guantanamos.

Nuk duhet të supozoni se konkluzionet e grupit të punës ishin të njëjta me ato të raporteve mbi individët e ndaluar. Është e rendësishme të theksohet sepse Raporti mbi Vlerësimin e të Ndaluarve në 2006 mund të reflektojë ose jo raportin e administratës, pikpamjet e qeverisë në vitin 2011 mbi individët e ndaluar.

Një dekleratë e përbashkët nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit thotë se vlerësimet më të reja të ndaluarve të bëra nga grupi i punës i burgut Guantanamo n[ vitin 2009, mbetet sekret.

Burgu Guantanamo strehon 172 të ndaluar. Rreth 600 njerëz u transferuan jashtë atij burgu që nga hapja në vitin 2002, gjatë administatës së ish presidentit Xhorxh Bush.

Sekretari i Shtypit të Shtepisë së Bardhë, Carney, tha se presidenti Obama mbetet i angazhuar për mbylljen e këtij objekti. Muajin e kaluar, administrata shpalli rifillimin e gjyqeve ushtarake ndaj të ndaluarve pas dy vitesh ngrirje, gjatë së cilës u përplas me pengesa politike për të zhvilluar gjykime civile në Shtetet e Bashkuara për të ndaluarit e Guantanamos

XS
SM
MD
LG