Lidhje

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin e Koresë së Veriut ndaj ishullit jugkorean

  • Zëri Amerikës

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin e Koresë së Veriut ndaj ishullit jugkorean

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin e Koresë së Veriut ndaj ishullit jugkorean

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmin e Koresë së Veriut me artileri ndaj një ishulli të Koresë së Jugut në afërsi të një kufiri detar të debatueshëm që ndan dy koretë.

Korea e Veriut bombardoi ishullin Jonpiong duke vrarë dy marinarë koreanojugorë dhe plagosur 18 persona përfshi tre civilë. Sulmi shkaktoi një shkëmbim zjarri me artileri që shënon një nga konfrontimet më dramatike mes dy palëve që kur përfundoi Lufta Koreane në vitin 1953.

Zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Bill Burton tha se presidenti Barak Obama e cilësoi sulmin si skandaloz dhe mbetet plotësisht i angazhuar për të mbrojtur Korenë e Jugut, një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuar në rajon. Zoti Obama i ofroi ngushëllime Koresë së Jugut për viktimat.

Zoti Burton tha se zoti Obama beson se Pheniani nuk po i plotëson detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar dhe armëpushimin që i dha fund Luftës Koreane. Zëdhënësi tha se zoti Obama do të flasë me presidentin jugkorean Lee Myung-bak në telefon rreth incidentit.

XS
SM
MD
LG