Lidhje

Shtëpia e Bardhë jep sqarime mbi strategjinë për Afganistanin

  • Dan Robinson

Shtëpia e Bardhë jep sqarime mbi strategjinë për Afganistanin

Shtëpia e Bardhë jep sqarime mbi strategjinë për Afganistanin

Shtëpia e Bardhë u përball me të tjera pyetje mbi diskutimet midis Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s lidhur me mundësinë e përfundimit të operacioneve luftarake në Afganistan brenda mesit të vitit të ardhshëm dhe kalimit të përgjegjësisë tek forcat afgane.

Gjatë konferencës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, gazetarët e pyetën zëdhënësin Jay Carney disa herë nëse ishin bërë apo jo ndryshime thelbësore në afatet e SHBA-së dhe NATO-s të vendosura në një mbledhje të nivelit të lartë të NATO-s të vitit 2010.

NATO-ja u angazhua të përfundonte kalimin e përgjegjësise së sigurisë tek forcat afgane dhe të tërhiqte trupat e huaja brenda fundit të vitit 2014. Por zyrtarët kanë theksuar gjithmonë se do të jenë kushtet e sigurisë ato që do të përcaktojnë paqen dhe do të jenë qëllimi i procesit.

Ajo çfarë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Carney bëri të qartë, në përgjigjet e tij për disa pyetje të drejtpërdrejta, ishte se objektivi për vitin 2014 nuk kishte ndryshuar dhe se Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta, në komentet e tij të së mërkurës, nuk po njoftonte mbi ndonjë vendim.

Në fjalën e tij përballë gazetarëve që po udhëtonin me të, zoti Panetta u shpreh se “ka shpresa që në gjysmën e dytë të vitit 2013 do të jemi në gjendje,” siç u shpreh ai, “të kryejmë ndryshimin nga një rol luftarak në një rol stërvitor, këshillimi dhe ndihme”.

Zoti Carney u përpoq të përqëndrohej tek objektivi kryesor i Presidentit Obama – pra, përçarja, shpërbërja dhe mbi të gjitha shkatërrimi i al-Kaidës. Kjo është përgjigja që ai dha kur iu kërkua të sqaronte se për sa kohë trupat do të vazhdonin të kishin një rol luftues:

“Mundësitë janë që të jetë deri kur ‘udhëheqje e plotë e sigurisë’ të jetë shprehja që ne do të përdorim këtu, deri kur ai kalim të realizohet, i cili ashtu si edhe është përcaktuar nga NATO-ja do të arrihet në fund të vitit 2014.”

Zëdhënësi i Presidentit Obama u pyet gjithashtu nëse një kalim i përgjegjësive të sigurisë përjashtonte pjesmarrjen në luftime të forcave amerikane. Ai u përgjigj ‘jo’ duke sjell shembullin e Irakut, ku SHBA-ja i kaloi përgjegjësinë trupave vendase por ende kishte atje forca të afta që mund të ndihmonin në operacione luftarake.

Pas deklaratës së Sekretarit Panetta, kandidati republikan për president Mitt Romney vazhdoi me kritikat e tij të ashpra ndaj zotit Obama, duke u përqëndruar tek fjalët e zotit Panetta.

“Talebanët e dëgjojnë çfarë u tha, pakistanezët e dëgjojnë atë si edhe udhëheqësit afganë. Pse u duhet thënë njerëzve me të cilët po luftohet se kur mendohet të tëhiqen trupat? Nuk ka asnjë kuptim. Naiviteti i tij po rrezikon misionin e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin tonë ndaj lirisë.”

I pyetur rreth kësaj deklarate të zotit Romney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se ai nuk do t’i përgjigjej ndonjë kritike në veçanti, por më pas ai tha se disa kritikë të strategjisë së Presidentit Obama kishin mbështetur politikën për Afganistanin nën administratën e Presidentit George W. Bush, e cila ishte e paqartë.

Presidenti Obama, tha ai, ka një politikë të qartë, të përqëndruar dhe të arritshme, duke shtuar se zoti Obama nuk e mbështet idenë e “luftës pa fund”.

XS
SM
MD
LG