Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Paga maksimale e stafit, 172 mijë dollarë në vit

  • Zëri Amerikës

The White House (file photo)

The White House (file photo)

Një raport vjetor i Shtëpisë së Bardhë për pagat e personelit tregon se 21 vetë nga stafi i saj do të marrin për këtë vit një pagë vjetore maksimale prej 172 mijë dollarësh.

Në këtë grup pagash të larta përfshihen këshilltarja e lartë Valerie Jarrett, Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, William Daley dhe drejtori i zyrës për shkrimin e fjalimeve, Jon Favreau.

Raporti i Shtëpisë së Bardhë tregon se totali i pagave të këtij viti për stafin prej 454 vetësh arrin në 37 milion e 100 mijë dollarë. Më shumë se një e treta e stafit paguhet më tepër se 100 mijë dollarë në vit. Zyrtari i paguar më pak në Shtëpinë e Bardhë, merr 41 mijë dollarë në vit.

Presidenti ka ngrirë rrogat e atyre zyrtarëve të stafit që paguhen më tepër se 100 mijë dollarë në vit. Paga vjetore e Presidentit Obama është 400 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG