Lidhje

Shtepia e Bardhë: Paralajmërimi iranian për Gjirin Persik tregon dobësitë e regjimit

  • Kent Klein

Shtepia e Bardhë: Paralajmërimi iranian për Gjirin Persik tregon dobësitë e regjimit

Shtepia e Bardhë: Paralajmërimi iranian për Gjirin Persik tregon dobësitë e regjimit

Administrata e Presidentit Obama nuk po ja vë veshin paralajmërimit të Iranit për të mbajtur jashtë Gjirit Persik një aeroplanmbajtëse amerikane, duke thënë se kjo tregon dobësinë e qeverisë iraniane.

Sekretari i shtypit i Presidentit Barak Obama, Jay Carney, tha të martën se paralajmërimi tregon se qeveria iraniane po bëhet gjithnjë e më e izoluar.

“Mendoj se reflekton faktin se Irani është në një pozitë të dobët. Është raundi i fundit i kërcënimeve iraniane dhe është konfirmim se Teherani është nën presion gjithnjë në rritje për dështimet e vazhdueshme për të zbatuar detyrimet e veta ndërkombëtare.”

Shefi i ushtrisë iraniane paralajmëroi të martën aeroplanmbajtësen amerikane USS John C. Stennis që të mos kthehet në Gjirin Persik. Ai tha se Irani është i gatëshëm të reagojë ndaj asaj që e sheh si një kërcënim.

Zyrtarët e Pentagonit reaguan ndaj paralajmërimit duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë rregullisht anije lufte në rajon për dislokime të caktuara.

Pentagoni tha javën e kaluar se aeroplanmbajtësja u largua nga Gjiri Persik përmes Shtratit të Hormuzit në një operacion të planifikuar rutinë.

Irani gjithashtu kërcënoi që të mbyllë Shtratin e Hormuzit, që është një rrugë e rendësishme transporti për vendet eksportuese të naftës në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore kundër programit të tij bërthamor.

Irani ka zhvilluar manovra detare në afërsi të shtratit. Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Carney tha se dekleratat janë një përpjekje për të larguar vëmendjen nga sjelljet e Iranit dhe problemet e brendëshme.

“Irani është i izoluar dhe po kërkon të largojë vemendjen nga sjelljet e veta dhe problemet e brendëshme. Thjeshtë kjo është masa e ndikimit që sanksionet kanë në Iran dhe mbështetja e gjerë ndërkombëtare për shtimin e presionit ndaj Iranit dhe izolimin e Iranit si rezultat i refuzimit të tij për të zbatuar detyrimet e tij ndërkombëtare.”

Zoti Carney tha se sanksionet kanë ndikuar në gjendjen e ekonomisë së Iranit prej shumë kohësh.

“Ju kam folur në nentor dhe dhjetor mbi ndikimin e dukëshëm që ka patur izolimi ndaj ekonomisë iraniane dhe efektin që ka patur në ato që po dëgjojmë nga udhëheqja iraniane. Mendoj se kjo vazhdon dhe se kjo tregon ndikimin e saj.”

Zoti Carney përmendi një lajm në gazetën Washington Post të martën, i cili thoshte se vlera e monedhës iraniane ka rënë ndjeshëm përkundrejt dollarit pasi Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj bankës qendrore iraniane të shtunën. Shkrimi në gazetë thotë se banka ka hedhur sasi të mëdha dollarësh në tregun lokal duke ndihmuar monedhën iraniane që ta marrë veten disi.

XS
SM
MD
LG