Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Politika e jashtme amerikane nuk do të ketë pasoja nga publikimet në Wikileaks

  • Dan Robinson

Shtëpia e Bardhë: Politika e jashtme amerikane nuk do të ketë pasoja nga publikimet në Wikileaks

Shtëpia e Bardhë: Politika e jashtme amerikane nuk do të ketë pasoja nga publikimet në Wikileaks

Shtëpia e Bardhë ka lejuar Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin që të merren me pjesën më të madhe të përgjigjeve zyrtare për dokumentat e Departamentit të Shtetit të publikuara nga Wikileaks.

Sekretari i medias pranë Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se presidenti Barak Obama nuk është angazhuar për të bërë ato që ai i quajti telefonata “provokative” me udhëheqësit botëror. Disa herë, gjatë përgjigjes së tij Gibs iu referua thënieve të Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton dhe Pentagonit.

Zëdhënësi presidencial në shtëpinë e Bardhë, Gibs nuk e përjashtoi mundësinë që Z.Obama t’u përgjigjet personalisht disa prej elementëve të publikuar në Wikileask, duke thënë se nëse presidenti flet me udhëheqësit borërorë ose nëse ata vizitojnë Uashingtonin, ai do t’i siguronte ata për qëllimet e përbashkëta.

I pyetur se përse Presidenti nuk e ka shprehur publikisht zemërimin e tij rreth dokumenatve të publikuara të Departamentit të Shtetit, z. Gibs tha se z.Obama e konsideron rrjedhjen e informacionit një shkelje të rëndë të ligjit dhe një kërcënim serioz për personat që janë zbuluar dhe që kanë ndihmuar politikën e jashtme amerikane.

Zoti Gibs tha se politika e jashtme amerikane nuk do të ketë pasoja nga ky skandal.

“ Nuk besoj se publikimi i këtyre dokumentave prek aftësinë tonë për të drejtuat politikën e jashtme dhe për ecjen përpara të interesave tona”. - tha ai

Gibs theksoi se një hetim është duke u zhvilluar se si Wikileask arriti të ketë qindra mijëra dokumenta sekrete që i publikon. Administrta e Presidentit Obama, tha se është “ duke parë një mori gjërash” dhe se asgjë nuk është e përjashtuar.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Erik Holder tha se Wikileaks dhe personat që janë të përfshirë në këtë publikim dokumentash, janë objekt i hetimit. Ai tha se kushdo që ka thyer ligjin amerikan do të jetë përgjegjës.

I pyetur nëse presidenti Obama do të diskutonte për publikimet e Wikileaks me udhëheqës botërorë siç është Presidenti i Pakistanit Asif ali Zardari i cili është përfolur negativisht nga një udhëheqës i huaj në njërin prej dokumentwecve, z.Gibs tha se nëse kjo çëshjtje do të shtrohej për diskutim, atëherë z.Obama do t'a flasë mbi këtë çështje.

XS
SM
MD
LG