Lidhje

Masat e sigurisë rreth Shtëpisë së Bardhë


Zyrtarët amerikanë thonë se gardhit të Shtëpisë së Bardhë do t’i shtohen pengesa çeliku në përpjekje për të rritur sigurinë pas një seri shkeljesh të sigurisë.

Masa e re e sigurisë ka marrë miratimin e nevojshëm, duke hapur rrugën për Shërbimin Sekret për të kryer instalimin.

Ky veprim vjen pas një varg shkeljesh të rënda të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në shtator, një veteran i ushtrisë kapërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë, dhe hyri në ndërtesë me një thikë në xhepat e tij.

Në prill, agjentët e Shërbimit Sekret arrestuan një person, i cili kaloi gardhin në anën jugore të rezidencës presidenciale.

XS
SM
MD
LG