Lidhje

Shtëpia e lindjes së Stalinit, muze për mizoritë e regjimit të tij

  • Zëri Amerikës

Muzeu i qytetit të lindjes së Josif Stalinit në Gjeorgji po e ndryshon fokusin duke e vënë theksin te mizoritë që u kryen gjatë regjimit sovjetik.

Ministri i Kulturës i Gjeorgjisë Nika Rurua tha sot se muzeu në Gori bie ndesh me imazhin e Gjeorgjisë moderne, që shpalli pavarësinë në vitin 1991.

Muzeu u ndërtua në vitin 1937 dhe përfshinte shtëpinë e vogël ku kishte lindur Stalini.

Stalini, i cili lindi në Gori në vitin 1878, drejtoi Bashkimin Sovjetik me grusht të hekurt që nga fundi i viteve 1920 e deri kur vdiq në vitin 1953.

Ai akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve me ekzekutime dhe punë të detyruar në kampe internimi të quajtura Gulag.

XS
SM
MD
LG