Lidhje

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e guvernatorit në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e guvernatorit në Pakistan

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e guvernatorit në Pakistan

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e guvernatorit të provincës Punxhab të Pakistanit, Selman Tasir, i cili u qëllua të martën për vdekje në Islamabad nga njëri prej rojeve të tij personale.

Me gjithë humbjen e rëndë që pësoi Paksitani, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar të ndihmojë qeverinë dhe popullin e Pakistanit të arrijnë paqe dhe stabilitet.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha se i dyshuari u ka thënë hetuesve se e vrau zotin Tasir për shkak të kundërshtimit ndaj ligjit pakistanez për blasfeminë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, po ashtu dënoi vrasjen dhe u shprehu ngushëllime familjes si dhe qeverisë dhe popullit pakistanez.

Ministri pakistanez për pakicat lavdëroi gurvenatorin e ndjerë për kritikën që i kishte bërë keqpërdorimit të ligjit islam ndaj blasfemisë. Zyrtari i lartë i tha Zërit të Amerikës se vrasja e zotit Tasir ishte vepër barbare.

XS
SM
MD
LG