Lidhje

Shtetet e Bashkuara hetojnë pretendimet për dalje të informatave sekrete

  • Suzzane Presto

Shtetet e Bashkuara hetojnë pretendimet për dalje të informatave sekrete

Shtetet e Bashkuara hetojnë pretendimet për dalje të informatave sekrete

Të henën, ushtria amerikane njoftoi se kishte ndaluar ushtarin Bradley Manning për siç thuhet nxjerrje të informatave sekrete.

Ushtari Manning, i cili ishte dislokuar në Bagdat, thuhet se i kishte thënë një ish hakeri kompjuterash rreth mundësisë për ti ofruar atij video sekrete të luftimeve si dhe 260 mijë dokumente sekrete dilpomatike për faqen elektronike WikiLeaks.

Nderkohë që ushtari 22 vjeçar ndodhet i ndaluar në Kuvajt, agjentët në kryeqytetin amerikan po kontrollojnë të paktën një kompjuter që kishte përdorur ai.

Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha se një ose më shumë hard drive kompjuteri kishte arritur në Washington të enjten.

Agjentë të sigurisë diplomatike po japin ndihmë në analizën mjeko-ligjore të hard drivave për të verifikuar se dalja e informacionit kishte ndodhur.

Zedhënësi Crowley tha se Departamenti i Shtetit kishte mesuar fillimisht për mundësinë e rrjedhës së informacionit muajin e kaluar dhe se po kryejnë vlerësimin e demeve. Ai tha se hapi tjetër është për të përcaktuar nëse ka prova që ushtari 22 vjeçar ofroi dokumente diplomatike sekrete për njerëz të paautorizuar. Ai theksoi se ishte e veshtirë për të pëcaktuar ndikimin e mundëshëm sepse zyrtarët ende nuk e dinë se çfarë informacioni sekret është përhapur.

Ne shkembejmë informacione me analiza rreth ngjarjeve që zhvillohen në rajon. Por, siç dihet, shqetësimi kryesor janë burimet dhe metodat në të cilat mbështetemi për të ofruar keshillime për marrësit e vendimeve rreth asaj që po ndodh nëpër botë.

Në muajin prill, faqja elektronike WikiLeaks, publikoi video sekrete të një sulmi me helikopter në Irak që vrau dy irakianë që punonin për agjencinë e lajmeve Reuters.

WikiLeaks nuk ka publikuar, apo nuk ka konfirmuar publikisht marrjen e mijëra informatave sekrete diplomatike të Departamentit të Shtetit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës muajin e kaluar, bashkëthemeluesi i WikiLeaks Julian Assange tha se faqja e internetit bën çmos për të mbrojtur burimet e saj.

Qellimisht, ne kanalizojmë materialet tona përmes dy juridiksioneve, Belgjikës dhe Suedisë që kanë ligjet më të forta për mbrojtjen e burimeve në botë. Po ashtu ne kodojmë gjithçka.

Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit Crowley tha të premten se askush nga departamenti nuk kishte biseduar me WikiLeaks. Zyrtarët e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit thonë se i trajtojnë me seriozitet të plotë menaxhimin e informacioneve sekrete.

XS
SM
MD
LG