Lidhje

Shtetet e Bashkuara i bëjnë apel Kinës për të rivendosur lidhjet ushtarake

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë apel Kinës që të rivendosin lidhjet ushtarake, pavaresisht mosmarrveshjes rreth shitjes së armëve Taivanit nga ana e Amerikës.

Duke folur për gazetarët sot në një konferencë të sigurisë në Singapore, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se vendimi i Kinës për të ndëprerë kontaktet ushtarake në fillim të vitit mund të nënvlerësojë stabilitetin rajonal. Zoti Gates tha se është e qartë se nderprerja e marrëdhenieve ushtarake të Amerikës me Kinën nuk do të ndryshojë politikën e Uashingtonit ndaj Taivanit.

Pekini nderpreu marrdheniet ushtarake pasi amdministrata e presidentit Obama njoftoi Kongresin amerikan në janar për planet për ti shitur Taivanit rreth 6.4 miliard dollarë armatime. Kina gjithashtu refuzoi një vizitë të propozuar nga zoti Gates gjatë udhëtimit të tij në Azi. Zoti Gates tha se shitja e armëve nuk përbën kercenim pasi Uashingtoni nuk mbështet pavaresinë e Taivanit.

XS
SM
MD
LG